VIDEO/ Aksident i trefishtë në aksin Memaliaj-Mallakastër, bllokohet qarkullimi

21:07, 12/08/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarat.

Shiu i rënë ka shkaktuar një varg përplasjesh të mjeteve në kthesën afër Qesaratit.

Janë përplasur 3 automjete të cilat kanë shkaktuar dëme materiale dhe plagosje të lehta të personave që gjendeshin brenda mjeteve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco