Pasi plagosi inspektorin e IMT-së që i prishi banesën, 55-vjeçari qëlloi edhe romin që donte të mblidhte hekurat

18:59, 12/08/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja me armë zjarri në Tiranë ku mbeti i plagosur inspektori i IMT-së, Ilirjan Gavelli pasi i prishi shtëpinë Qani Muçës. Ky i fundit, kundërshtonte shembjen e shtëpisë së tij dhe situata ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Burime për Syri.Net bëjnë me dije se Qani Muça ka qëlluar me armë edhe një shtetas rom i cili i shkoi në banesën e prishur për të marrë hekurat që kishin mbetur pas shkatërrimit.

Mësohet se ai e ka qëlluar me armë por plumbi nuk e ka prekur. Policia ka sekuestruar armën e krimit ndërsa autori do merret në pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cen tymi12/08/2022 19:48

mir ja ka ba, shyqyr qe doli nje burre

Erjon12/08/2022 19:39

I lumt dora ktij. Pushkaju befte top. Heren tjeter tja kepusin drejtorave, pastaj ati bq eri kones. E me rradhe

Shto koment

Denonco