‘Të dehur në timon dhe pa patentë’/ Arrestohen në flagrancë 7 persona në Tiranë

‘Të dehur në timon dhe pa patentë’/ Arrestohen në flagrancë 7 persona në Tiranë

13:51, 12/08/2022
A+ Aa A-

Në prangat e Policisë së Tiranës kanë rënë shtatë persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 37 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- M. Ç., 20 vjeç, A. R., 41 vjeç dhe Xh. Q., 41 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

- R. E., 20 vjeç, banue në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

- A. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Barrikadave, ka aksidentuar shtetasen K. Xh., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin P. T., 62 vjeç, pasi për shkak të marrëdhënies në punë, i ka dërguar mesazhe kërcënuese shtetasit E. J., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco