VIDEO/ Ra në kontakt me rrymën elektrike: 29-vjeçarja ishte shtatzënë

11:59, 12/08/2022
A+ Aa A-

Një 29-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi ra në kontakt me rrymën e energjisë elektrike në oborrin e shtëpisë së saj.

E reja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.

Ngjarja rëndohet akoma dhe më shumë, pasi burimet bëjnë me dije se e reja ishte shtatzënë.

"Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike," njofton policia.

Familjarët nga ana e burrit ishin në dasem deri në mëngjes, ndërkohë që viktima ishte vetëm në shtëpi. Ajo ishte zgjuar për të ikur në punë, pasi punonte në një fasoneri, kur e kanë gjetur të vdekur në oborr.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco