Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët

Rrahin 31-vjeçarin, policia shkon të arrestojë dy vëllezërit, por 'ha dru'

Rrahin 31-vjeçarin, policia shkon të arrestojë dy vëllezërit, por 'ha dru'

11:42, 12/08/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Tepelenë, aty ku dy vëllezër kanë dhunuar një 31 vjeçar në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, por nuk janë ndalur me kaq pasi i janë vërsulur edhe efektivëve të policisë që kanë shkuar në vendngjarje për t’i ndaluar.

Njëri prej vëllezërve ka qenë më aktivi në kundërshtimin e forcave të rendit, duke goditur një prej oficerëve në vendngjarje. Teksa policia ka tentuar ta vërë në pranga, a i ja ka mbathur duke përfituar nga terreni malor dhe është shpallur në kërkim nga Uniformat Blu.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, në ngarkim të shtetasit B. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin K. Q., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, Tepelenë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. S., 31 vjeç.

Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë në vendin e ngjarjes, shtetasi K. Q. ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, i ka kundërshtuar ata për tu shoqëruar dhe duke përfituar nga terreni i thyer, ka mundur të largohet.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco