EMRAT/ 'Na ço te Siriani'/ Si ndodhi grabitja e armatosur në Tiranë

EMRAT/ 'Na ço te Siriani'/ Si ndodhi grabitja e armatosur në Tiranë

10:54, 12/08/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar katër ditë më parë dy persona të dyshuar për një grabitje me armë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit, Ruzhdi Thano dhe Sebastian Ogiçi, kanë dalë parë Gjykatës ditën e djeshme dhe janë lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve të plota, ndërkohë që janë shpallur në kërkim Marius Fejzullau dhe Elvis Sejdo.

Siç pasqyrohet edhe në dëshmitë e dy të arrestuarve, si edhe personit të grabitur, katër të rinjtë që rrinin në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë, kishin informacion se një i ri i quajtur Sirian kishte para dhe ata bënë planin për ta grabitur.

Tre prej të rinjve u nisën me motoçikletë për zonën e “Komunës së Parisit” ku rrinte Siriani, kurse tre të tjerët u nisën me autobus dhe janë takuar në zonën pranë shtëpisë së këtij të fundit duke pritur të dalë nga banesa dhe ta grabisnin.

Ndërkohë që prisnin aty, në rrugë ka kaluar një tjetër i ri, që njihej me objektivin e tyre. Katër grabitësit e kanë marrë me forcë të riun dhe i kanë thënë që t’i çonte te shtëpia e Sirianit.

Kur kanë shkuar atje, sipas dëshmisë së të arrestuarve, ky i fundit ka dalë me thikë në dorë, ndërkohë që i riu i marrë peng prej grabitësve është larguar me vrap. Në këtë moment, grabitësit kanë lënë Sirianin dhe i janë sulur të riut që iku me vrap duke i marrë biçikletën dhe çantën ku kishte 1450 euro.

Ky i fundit pastaj bëri padi në polici për grabitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco