Arrestimi i Keqit/ Policia ra në gjurmët e të rinjve që e transportuan drejt...

Arrestimi i Keqit/ Policia ra në gjurmët e të rinjve që e transportuan drejt...

10:07, 12/08/2022
A+ Aa A-

Klodian Keqi, autori i vrasjes së  55-vjeçarit Luan Hushi në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës, është arrestuar nga forcat operacionale të Policisë së Durrësit.

Mësohet se efektivët e operacionales kanë pasur informacion se dy të rinj nga Fushë-Kruja kishin transportuar Keqin drejt Sarandës, duke u strehuar në një pallat në lagjen Nr.4 të qytetit, përballë stadiumit.

Të parët që kanë përfunduar në pranga ishin pikërisht dy djemtë, të cilët janë ndaluar sapo kanë dalë nga makina për të hyrë në banesën në qytetin bregdetar. Në automjet u është gjetur dokumentacion në emrin e Keqit.

Dyshohet se të arrestuarit kanë treguar vendin se ku e kanë lënë për herë të fundit Klodian Keqin.

Për këtë arsye operacioni policor ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes, me autorin e vrasjes që dyshohet se është kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Efektivët kanë ndërhyrë në zonën e Konispolit, ku Klodian Keqi edhe është arrestuar, teksa tentonte të kalonte në këmbë kufirin, për t’u fshehur më pas në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco