VIDEO+EMRAT/ Sherr në Elbasan, një i plagosur me kaçavidë

19:07, 11/08/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Dy të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin dhe kanë përdorur edhe kaçavidat.

Policia bën të ditur se ka mbetur i plagosur 23-vjeçari Amarildo Ademi.

Burimet bëjnë të ditur se, është vënë në pranga autori i dyshuar i plagosjes, 19-vjeçari Enver Buzhani.

Policia e Elbasanit/ Informacion paraprak

Në lagjen ‘Emin Matraxhiu ‘, Elbasan,  në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavidë shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco