VIDEO/ Vrau macen, dënohet me 1 vit burg Vlash Marku

18:12, 11/08/2022
A+ Aa A-

Publikimi në internet i një videoje në mars të këtij viti, ku shfaqet një person që vret një mace duke e goditur me shkelma e më pas e fut në një qese mbeturinash, shkaktoi zemërim në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes, personi u identifikua nga policia si Vlash Marku dhe ndaj tij nisi një hetim penal. Së fundmi, Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj 59-vjeçarit, duke e shpallur të fajshëm për akuzën e “keqtrajtimit të kafshëve”. I pandehuri Marku është dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli. Në të njëjtin vendim, gjykata ka ulur një të tretën e masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim e ka lënë 59-vjeçarin në shërbim prove, për një periudhë 2-mujore.

Gjykata arsyeton në vendim se dënimi alternativ do të realizojë jo vetëm qëllimin e ndëshkimit të të pandehurit, por edhe rehabilitimin dhe edukimin e tij me ndjenjën e respektit ndaj ligjit dhe rregullave të bashkëjetesës.

Ngjarja e marsit në Tiranë nuk është një rast i izoluar i keqtrajtimit të kafshëve në vend. Të martën, Policia e Vlorës procedoi një 55-vjeçar që u filmua teksa tërhiqte zvarrë një qen me automjetin e tij. Ndërsa këtë të enjte, Policia e Tiranës nisi hetim ndaj një 24-vjeçari, i cili publikoi në rrjetet sociale videon ku nxiste një qen të racës pit-bull të sulmonte qen të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

elena12/08/2022 12:34

This individual who does not deserve to be in the world should only be wished the same end !!!!

Shto koment

Denonco