Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Partnerja e akuzoi se e kërcënoi me kaçavidë, flet 34-vjeçari shqiptar: Më ka thënë se do më helmojë me bar miu nëse…

Partnerja e akuzoi se e kërcënoi me kaçavidë, flet 34-vjeçari shqiptar: Më ka thënë se do më helmojë me bar miu nëse…

21:55, 10/08/2022
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar ka dalë para drejtësisë greke, pasi partnerja e tij e denoncoi për dhunë në familje dhe se e kishte kërcënuar me kaçavidë në sy të fëmijës së tyre të mitur.

Sipas mediave greke, 34-vjeçari me inicialet T.L. tha se pas denoncimit të partneres së tij kishte mbetur i shokuar.

Nga ana tjetër, partnerja e tij ka deklaruar se ai e ka kërcënuar edhe më parë në sy të të fëmijës, por 34-vjeçari i mohon akuzat, duke shtuar se 26-vjeçarja po përballet me probleme psikologjike.

“Kam mbetur pa fjalë dhe nuk e di për çfarë është e gjithë kjo. Çfarëdo që të them është pak. E kam paditur edhe për shpifje, por nuk e mbajtën sepse ajo e ka fëmijën. Ajo më ka kërcënuar se do të më fusë helmin e miut në ushqimin tim. Nuk e di pse. Jam i shokuar. Kjo grua dëshiron të më shkatërrojë. Problemi i vetëm është në trurin e saj. Nuk do prokuror, do psikolog”, tha ai.

I pyetur nëse do të tentojë të kthehet në shtëpi në të ardhmen, ai përgjigjet: Nuk po kthehem më në shtëpi. Po kërkoj një shtëpi tjetër. Ajo është e lirë të jetojë jetën e saj dhe të mos ketë frikë për jetën dhe fëmijën. Të kthehet në shtëpi me fëmijën e saj, sepse fëmija po vuan. Por kur ajo të ‘përmendet’, do të jetë tepër vonë për të gjithë ne. Unë punoj që në moshën 14 vjeç dhe jam 34. Nëse do të shkoja në burg a do të ishte e lumtur ajo? Nëse do të hyja brenda a do të humbiste paratë që hynin në shtëpi. Tani do të kërkoj ta shoh fëmijën tim përmes sistemit gjyqësor”, deklaron ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco