VIDEO/ Nuk gjenin hotelin që kishin paguar, turistët e huaj endeshin ‘kuturu’ nëpër qytet

16:31, 10/08/2022
A+ Aa A-

Dy turistë kishin prenotuar "online" për tu akomoduar në një "hostel" në Berat por prej disa orësh endeshin "kuturu" në rrugët e qytet.

Pasi kishin shëtitur disa orë në lagjet muzeale të qytetit dhe duke mos gjetur dot drejtimin e duhur drejt vendqëndrimit të tyre, 4 turistë hollandez kanë kërkuar ndihmën e policit të parë që kanë parë në rrugë,të veshur me uniformë policie.

Në ndihmë të tyre me pas kanë ardhur edhe efektivë të tjerë të policisë,që duke parë prenotimet e bëra nga turistët i kanë drejtuar në pikën e qëndrimit të tyre.

Të lumtur tashmë që më në fund nuk do endeshin më kot rrugëve, turistët janë akomoduar në "hostel-in" ku kishin prenotuar dhe paguar nëpërmjet kartave bankare "online".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco