VIDEO/ Ambulanca u përplas me ‘Benz-in’ te ish-sheshi ‘Shqiponja’, lëndohet pacientja e sëmurë

16:11, 10/08/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë sqarime në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë mes një ambulance dhe një makine te ish-sheshi Shqiponja.  

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit "Shqiponja", janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco