Ekzekutimi i Kastriot Reçit, dalin përgjigjet për shenjat e gishtërinjve të ish-efektivit të RENEA-s

Ekzekutimi i Kastriot Reçit, dalin përgjigjet për shenjat e gishtërinjve të ish-efektivit të RENEA-s

21:49, 09/08/2022
A+ Aa A-

Gjurmët biologjike të gjetura në banesën ku u qëllua me snajper Kastriot Reçi nuk përputhen me atë të efektivit të RENEA-s, Ramel Rada.

Laboratori i Policisë së Shtetit ka nxjerr përgjigjën, duke dalë në përfundim se ish oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Reçit, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Radës dhe mikut të tij, Elton Hithi, iu morën kampionët e ADN-së, me kërkesë të Prokurorisë së Lezhës, kërkesë e cila u pranua edhe nga gjykata.

Tashmë përgjigjet e laboratorit do administrohen në fashikujt hetimor të vrasjes së bujshme të Kastriot Reçit, I cili u qëllua nga 150 m distance nga kati I 5 i një pallati në kohën, kur sapo u nda nga një e njohura e tij dhe po shkonte drejt lokalit, që ndodhet në qendër të Rrëshenit.

Remal Rada u arrestua nga policia e Tiranës javë më parë si shkak i kontrollit të bërë ndaj makinës së tij ku u gjetën arsenal armësh, mes tyre edhe një snajper. /Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco