EMRAT/ Ja kush është viktima dhe autori i krimit në Maliq të Korçës

EMRAT/ Ja kush është viktima dhe autori i krimit në Maliq të Korçës

22:08, 08/08/2022
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që ka tronditur mbrëmjen e sotme Maliqin.

Dy persona janë zënë me njëri-tjetrin në fshatin Rrëmbec dhe më pas janë qëlluar me thikë.

Për pasojë, njëri prej tyre i identifikuar si Nesti Sotiri rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë.

Personi tjetër, autori i krimit Velo Azisllari, ndodhet i shtruar në spital.

Autori dhe viktima janë të dy fermerë dhe merreshin me bagëti.

Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori janë fqinj me njëri-tjetrin në fshat dhe kanë pasur konflikte të vjetra.

Sot janë zënë dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës dhe me humbjen e jetës së njërit prej tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco