VIDEO/ Situatë dramatike nga zjarret, digjen 35 shtëpi në Grudë

VIDEO/ Situatë dramatike nga zjarret, digjen 35 shtëpi në Grudë

21:20, 08/08/2022
A+ Aa A-

Situatë dramatike paraqitet nga zjarret në Grudë-Fushë. 80 % e banesave të fshatit jo të banueshme janë shkrumbuar plotësisht.

Janë rreth 35 banesa të pabanueshme që janë djegur, ndërkohë që 5 banesat ku jetojnë banorët janë arritur të shpëtohen.

‘70 forca nga komuniteti dhe dy zjarrfikëse nga Kopliku’, tha Nënprefekti Hysen Hysaj që ndodhet atje, kanë arritur të shpëtojnë vetëm banesat e banueshme.

Situata pas dy ore luftë me flakët është përmirësuar, por dëmet janë katastrofike: 80% e banesave janë djegur plotësisht, ndërkohë që nuk ka dëme në njerëz.

Nënprefekti Hysaj tha se zjarrfikësit e Repartit Malësi e Madhe me në Krye Komandantin Besnik Hasaj ‘janë vërtetë heronj’  pasi vetëm ndërhyrja e tyre ka arritur të shpëtojë shtëpitë e banuara të Grudë-Fushës.

Janë rreth 35 banesa të pabanueshme që janë djegur, ndërkohë që 5 banesat ku jetojnë banorët janë arritur të shpëtohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco