Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës spiunonte hetimet e SPAK

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës spiunonte hetimet e SPAK

17:06, 08/08/2022
A+ Aa A-

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës është vënë nën hetim nga kjo prokurori, pas dyshimeve për dekonspirim.

Burime pranë prokurorisë së kryeqytetit bënë me dije se kryesekretarja Rajana Jata dyshohet për ‘nxjerrje të sekretit hetimor’ dhe për ‘shpërdorim të detyrës’.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e saj nga detyra deri në përfundim të hetimit dhe caktimin e një mase sigurie ‘detyrim për paraqitje’.

Hetimi që dyshohet të jetë cenuar nga Jata i përkiste një zyrtari të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Dosja në fjalë kishte qenë fillimisht në duart e SPAK e më pas ishte kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Në aktet e saj rezultonte dhe fakti që në hetim po përdoreshin metoda speciale, si përgjimi dhe vëzhgimi.

Sapo është vënë në dijeni të këtij fakti, për shkak të akses që kishte në aktet sekrete, dyshohet se Jata e ka telefonuar zyrtarin dhe e ka vënë në dijeni për hetimi, por nga ana tjetër ka rënë vetë pre e përgjimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco