Tragjedia e familjes shqiptare, ndërron jetë 2-vjeçari që ra nga kati i tretë

Tragjedia e familjes shqiptare, ndërron jetë 2-vjeçari që ra nga kati i tretë

21:21, 05/08/2022
A+ Aa A-

Tragjedi për një familje shqiptare në Itali.

Disa ditë më parë raportuam se një fëmijë, vetëm 2 vjeç, kishte rënë nga lartësia dhe ishte në gjendje shumë të rëndë në spital.

Por mediat italiane kanë dhënë tashmë lajmin e trishtë se i mituri nuk i ka shpëtuar dot plagëve të rënda që kishte pësuar dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në periferi të Monza-s. Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje ishte fakti se i vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi kishin shkuar të punonin.

Por vetëm një moment shpërqendrimi, shkaktoi këtë incident të rëndë. Kjo pasi gjyshi kur ka rënë fëmija ka qenë në kuzhinë.

I mituri kur është zgjuar i ka shpëtuar syrit të tij dhe është ngjitur në dritare me anë të një karrigeje. Pasi është zvarritur ka rënë nga kati i tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco