Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrau 7 vjeçaren në Himarë, kush është prokurorja që po heton policin Arjan Tase

Vrau 7 vjeçaren në Himarë, kush është prokurorja që po heton policin Arjan Tase

18:03, 05/08/2022
A+ Aa A-

Ngjarja e ndodhur në dy gushtë në plazhin e Potamit në Himarë, ku mbeti e vdekur 7-vjeçarja Jonada Avdia, pasi u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri, ku për këtë ngjarje qytetarët u organizuan dhe zhvilluan një protestë ditën e enjte.

Personi i cili shkaktoi tragjedinë, Arjan Tase ishte funksionar policie, ku detyra e tij e fundit është ajo e Komisarit të Policimit në Komunitet në qytetin e Elbasanit.

Prandaj për të reaguar për këtë ngjarje pas Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, ishte dhe detyra e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore, reagim i cili erdhi vetëm 24 orë pas ngjarjes.

Në reagimin e AMP tragjedia cilësohej si “vrasje padashje” gjë që lehtësonte masën ndaj oficerit të policisë Arjan Tase, pasi me këtë akuzë ai mund të dënohej nga gjobë deri në 5 vite burg.

Madje AMP shkruante se ngjarja ndodhi 15 metra larg bregut të detit, por duke patur parasysh moshën e Jonada Avdisë, duket e pamundur që një vajzë 7-vjeçare të notojë në 15 largësi nga bregu i detit, kur bëhet fjalë për një plazh si Potami, ku thellësia fillon sapo futesh në ujë.

Por ndryshe nga AMP, prokurorja që ka marrë çështjen në dorë, Eranda Laze, duke u bazuar në provat dhe dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes e ka cilësuar si “Vrasje të kryer në formën e dashjes inderekte”, për të cilën duke iu referuar kodit penal dënohesh nga 10 deri në 20 vite burg.

Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Abc, Ermal Vija, prokurorja Eranda Laze i ka kërkuar gjykatës që të japë masën e arrestit për oficerin Arjan Tase, si dhe ta cilësojë të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco