Dështimi me sigurinë në brigje, kryepolici akuza ministrive: Fshehin emrat e atyre që u japin plazhet

Dështimi me sigurinë në brigje, kryepolici akuza ministrive: Fshehin emrat e atyre që u japin plazhet

16:25, 05/08/2022
A+ Aa A-

Dështimi për të siguruar pushuesit në plazhet shqiptare është konfirmuar edhe nga kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano. Një letër të drejtuar ndaj institucioneve qendrore, drejtori i policisë ka fajësuar Ministritë e linjës, por edhe drejtoritë vendore të policisë pasi sipas tij nuk japin informacion për dhënien e lejeve për aktivitete turizmi. Në dokumentin e siguruar nga ‘Syri Televizion’, Nano nga njëra anë pranon përgjegjësitë e Policisë, por nga ana tjetër konstaton se strukturat e tjera publike janë tërësisht jo-bashkëpunuese.’

Nga Bleona Sari-SYRI TV

Ngjarja tragjike e Potamit, ku vdiq 7-vjeçarja Avdia, dëshmoi qartësisht për dështimin e të gjitha strukturave shtetërore të ngarkuara me përgjegjësisë për sigurinë e jetës dhe shëndetit të qytetarëve në Plazhe.

Kjo konfirmohet së fundmi zyrtarisht edhe nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në një shkresë të drejtuar këtë të Premte disa institucioneve shtetërore. Në dokumentin e siguruar nga ‘Syri Televizion’, Nano nga njëra anë pranon përgjegjësitë e Policisë, por nga ana tjetër konstaton se strukturat e tjera publike janë tërësisht jo-bashkëpunuese.

‘Për të arritur rezultatet e duhura, policia e shtetit duhet të informohet mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, detyrim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar për asnjë rast nga institucionet përgjegjëse’, shkruan ndër të tjera drejtori i Policisë.

Ndër informacionet që i mungon totalisht Policisë së Shtetit, sipas shkresës së Gledis Nanos, janë të dhënat mbi licencat për zhvillimin e turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, zonat e lejuara për lundrim, si edhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me turizmin detar.

Praktikisht, Gledis Nano pranon se Policia e Shtetit nuk ka asnjë informacion për turizmin detar dhe përgjegjësia, sipas tij, është e institucioneve qendrore e lokale. Në Gusht 2022, një skaf lundrues i drejtuar nga Komisari i Policisë Arjan Tase, aksidentoi për vdekjen 7-vjeçaren Avdia, e cila gjendej në bregun e Potamit, në shoqërinë e babait të saj.

Pas ngjarjes, kryeministri Edi Rama reagoi me cinizëm, duke deklaruar se ky vit është më i suksesshmi në turizëm dhe ai konsideroi si vampirë median dhe opozitën që kritikonin qeverinë e tij. Për Ramën, masat e marra nga institucionet shtetërorë për sigurinë në Plazhe janë të larta. Por, shkresa e Gledis Nanos tregon tërësisht të kundërtën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti05/08/2022 18:31

Po ai ishte vetë shteti mor zagar. Ishte KOMISAR POLICIE.

Shto koment

Denonco