Lajmi i fundit

EMRAT/ U përplas tek rruga e liqenit, humb jetën 60-vjeçari

‘Ndalo se e vrave vajzën’/ Rrëfimi i kushëririt të 7-vjeçares për tragjedinë në Himarë

‘Ndalo se e vrave vajzën’/ Rrëfimi i kushëririt të 7-vjeçares për tragjedinë në Himarë

16:16, 05/08/2022
A+ Aa A-

Tragjedia e Himarës, ku një skaf që drejtohej nga një efektiv policie i mori jetën një 7-vjeçareje ka tronditur të madh e të vogël dhe u bë motiv për protesta në Shqipëri.

Ngjarja tronditëse mori përmasa edhe më të mëdha për mënyrën se si ndodhi në breg të detit në plazhin e Potamit në Himarë, ku një skaf hyri pavarësisht se aty kishte fëmijë e të rritur duke u larë.

Dëshmitari okular me iniciale E. Z., ka treguar se ishin duke u larë në det kur skafi u afrua dhe megjithëse të gjithë po bërtisnin ndalo, drejtuesi ka vijuar të ecë.

‘Ishin duke u larë në det dhe në këto momente një skaf i madh u afrua. Kur erdhi pranë skafi mori njerëz në breg dhe në ato çaste goditi fëmijën me helika. Të gjithë ne të tjerët që ishim në breg filluam t’i bërtisnim drejtuesit të skafit: ‘Ndalo se e vrave vajzën’. Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra në det dhe e nxora Jonadën e pajetë’, ka thënë ai.

Bazuar nga dëshmitë dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga veprimet e Arjan Tases, prokuroria e akuzoi për ‘vrasje me dashje indirekte’. Në dosje thuhet:

‘Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje pasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër’. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco