Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, prangoset 30 - vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, prangoset 30 - vjeçari

15:11, 07/07/2022
A+ Aa A-

Një 30 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Ndaj Gj. N., 30 vjeç, banues në Kalivaç, Lezhë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Bazuar në informacionet e siguruara se ky shtetas ishte pasagjer në mjetin me drejtues E. N., shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin në të cilin ishin pasagjerë vëllai i tij, shtetasi E. N., 25 vjeç dhe shtetasi i shpallur në kërkim Gj. N.  

Në vijim të veprimeve u referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 22 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Lezhë, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco