Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO-FOTO/ Çifti çek me vajzën e mitur shpëtohen nga ekipi i Sky Sports në Palasë

20:15, 06/07/2022
A+ Aa A-

Ekipi i Sky Sports Center i vendosur në zonën e Palasës iu ka ardhur në ndihmë një çifti çekësh dhe vajzës së tyre të mitur që rrezikonin të mbyteshin si pasojë e detit të trazuar.

Turistët çekë kishin hyrë në det me një ka kanoe dhe ishin larguar rreth 3 milje nga bregu, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Fatmirësisht, turistët u pikasën nga Ekipi i Sky Sports Center të cilët shkuan me shpejtësi drejt tyre dhe bënë të mundur që t’i nxirrnin në breg.

Njoftimi i Policisë së Dhërmiut:

Policia Kufitare në Dhërmi, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative në DVP Vlorë, se në Palasë, Dhërmi, tre turist të huaj të cilët ishin duke lundruar në det me 1 mjet lundrues ‘Kayak’, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit, menjëherë  kanë nisur kërkimet.

Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues ‘Kayak’ dhe shpëtimi i sigurt i personave.

Tre turistët e huaj Çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre), nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco