FOTO/ Parkoi makinën në vijat e bardha, e pëson polici në Lezhë

FOTO/ Parkoi makinën në vijat e bardha, e pëson polici në Lezhë

16:48, 06/07/2022
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka reaguar pas denoncimit në media me foto, për parkimin e automjetit të Policisë, në vijat e bardha, në qytetin e Lezhës. 

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë kryer menjëherë verifikimet dhe kanë ndëshkuar me masë administrative (gjobë), me vlerë 2000 lekë, për shkeljen rrugore "Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve", parashikuar nga neni 156/1/g i Kodit Rrugor, punonjësin e Policisë që ka pushuar mjetin, në vendin që tregohet në foto. 

Gjithashtu, ndaj punonjësit të Policisë, inspektor A. D. ka filluar ecuria disiplinore, për shkelje dhe cenim të imazhit të Policisë së Shtetit, bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr.750, datë 16.09.2015.    

Policia e Lezhës falënderon mediat, për denoncimin e rasteve të tilla, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë raste të tjera të paligjshmërisë, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco