‘Jo vetëm varre pa leje, por kredi, certifikata pronësie e vaksinimi’/ Zbardhet dosja e funksionarëve të Bashkisë Tiranë

‘Jo vetëm varre pa leje, por kredi, certifikata pronësie e vaksinimi’/ Zbardhet dosja e funksionarëve të Bashkisë Tiranë

14:58, 06/07/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje shokuese janë zbuluar nga dosja e funksionarëve të Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, të arrestuar nga Policia për vepra të ndryshme penale.

Në dosjen e Prokurorisë, të arrestuarit thuhet se kanë kryer disa shkelje, si ndëhyrje për nxjerrje kredie të butë, por edhe marrje të certifikatave të pronësisë dhe atyre të vaksinimit.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30 000 deri 50 000 lekë të reja, bënin të mundur prenotimin e varreve për shtetas të ndryshëm. Gjithashtu, ata ushtronin ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm shtetërorë, duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti, pranë Bashkisë Tiranë kundrejt pagesës 200 000 leke të reja, nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së, përfitimin e certifikatave të vaksinimit Covid-19, sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 30 000 lekë të reja, si dhe mundësonin nxjerrje kredie të butë pranë bashkisë Tiranë”, thotë Prokuroria.

Lista e të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim

1. Eljodor Ndini, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, i dyshuar për veprat penale Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike, Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike, Shpërdorim i detyrës.

2. Xhemal Mena, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale Shpërdorim i detyrës.

3. Latif Shehu, me detyrë punonjës i Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale Bashkia Tiranë, i dyshuar për veprën penale Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K Penal;

4. Gazment Daja, me detyrë punonjës i Varrezave Tufinë pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale Korrupsion pasiv i  personave qe ushtrojnë funksione publike.

5. Bujar Lica, i dyshuar për veprën penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike.

6. Alban Ajazi, i dyshuar për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

7. Endrin Milla, i dyshuar për Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike, Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

8. Fatjon Gjonaj, i dyshuar për veprën penale Ndërtim i Paligjshëm.

U proceduan në gjendje të lirë

1. Roza Ndoj, e dyshuar për veprën penale Shpërdorim i detyrës

2. Juljan Çuka, i dyshuar për veprën penale Shpërdorim i detyrës

U shpallën në kërkim:

1. Shaqir Nika, i dyshuar për veprën penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione.

2. Fabjan Gjonaj, i dyshuar për veprën penale Ndërtim i Paligjshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yha..06/07/2022 15:54

Lapidare thenia e Lubonjes. Ne vende te tjera ka mafie qe luftohet nga shteti kurse ne Shqiperi mafia eshte vete shteti.

Shto koment

Denonco