EMRAT/ Kush janë punonjësit e bashkisë së Tiranës arrestuar sot në Tiranë, detajet e policisë

EMRAT/ Kush janë punonjësit e bashkisë së Tiranës arrestuar sot në Tiranë, detajet e policisë

14:35, 06/07/2022
A+ Aa A-

Njësia e krimit ekonomik në Prokurorinë e Tiranës ka kryer një operacion për akuzat e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar disa masa arrestimi dhe mes të arrestuarve ka edhe punonjës të Bashkisë Tiranë.

Kështu, në pranga ka rënë edhe drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini lidhur me tenderin për varrezat e kësaj zone.

Mësohet se drejtori i këtyre varrezave edhe në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 deri në 2 milionë lekë për një vend në varreza.

Deri më tani janë ekzekutuar masa e arrestit për 10 persona ndërsa janë në kërkim edhe 2 të tjerë nga autoritetet. 

Njoftimi:

Policia e Tiranës finalizoi me sukses Operacionin Policor “Tufina“, drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, duke bërë ndalimin e 10 personave mes tyre zyrtarë të lartë të bashkisë së Tiranës.

Kush u arrestua:

1–Eljodor Ndini, i biri i Pandeli dhe i Liri, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, me adresë banimi ne Rruga ”Ylbere Bylykbashi” në Tiranë, me arsim të lartë, me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqesore i pa dënuar me parë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me detyrë punonjes Operacional i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike”, “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259, 245/1 dhe 248 të Kodit Penal

2-Xhemal Mena i biri i Dalip dhe i Bulle, lindur në Pregje Lurë dhe banues nëfshatin Domje, rruga “Hillari Klinton” banese private pa numër, Bashkia Vorë, me arsim i lartë, profesioni Inxhinier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me detyrë punonjws i Sektorit të Varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;

3- Latif Shehu, i biri i Alush dhe i Gjylysha, lindur në Tepelenë dhe banues në rrugen “Sulejman Delvina”, pallati nr.23 kati i 2, me arsim të mesem, me gjendje civile i martuar, me gjendje gjyqësore i pa dënuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me detyrë punonjws i Varrezave Tufinë, në Agjënsinë e Shërbimeve Funerale Bashkia Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K Penal;
4. Gazment Daja i biri i Xhafer dhe i Xhemile, lindur dhe banues në Tufinë të Tiranës, me arsim te mesem, me gjendje civile i martuar, me detyrë punonjës i Varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K Penal;
5-Bujar Lica i biri i Selman dhe i Hanme, lindur në dhe banues në rruga “Myslym Keta’, banesë private pa numer në Tiranë, me arsim 8 vjecar, me gjendje civile martuar, nr cel , me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i K Penal;

6- Alban Ajazi, i biri i Esat dhe i Merita,  lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, me adresë banimi ne Rr: ”Myslym Keta”, shtëpi private Tiranë, me arsim 9 vjecar, me gjendje civile i martuar me një fëmijë, me gjendje gjyqesore i dënuar me parë, me kombësi e shtetësi Shqiptare,  “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe “Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”,” parashikuar nga neni 245/1 e 259 i K Penal;

7- Endrin Milla, i biri i Zydi dhe i Shpresa, lindur dhe banues në Tiranë, me adresë banimi ne Rr: ”Myslym Keta”, banese private, , me arsim të 8klase, me gjendje civile martuar, me gjendje gjyqesore i dënuar me pare per vjedhje, me kombësi e shqiptare, Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike, Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike” të parashikuara nga nenet 245/1, 244 i Kodit Penal.

8-Fatjon Gjonaj i biri i Prend dhe i Marjana, lindur dhe banues, rruga “ Njazi Meka” Allias, banese private, Bashkia Tiranë, me arsim i lartë, me gjendjecivile beqar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.Vepra penale “Ndertim i Paligjshem ,parashikuar nga neni 199 K.penal

9-Roza Ndoj, e bija e Frrok dhe e Marie, lindur në Kukës dhe banuese në Tiranë, rruga “Ndre Mjeda”, pallati ngjitur me Report TV, shk.1, kati i 2, me arsim të lartë, me gjendje civile e divorcuar me dy vajza, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.“Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;

10-Juljan Çuka, i biri i Vasil dhe i Alma, lindur dhe banues në rrugen “Islam Alla”, pallati nr.66 H1 Ap1, me arsim te Larte, me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqesore i pa denuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;
U shpallen ne kerkim shtetasit:

11-Shaqir Xhemal Nika lindur banues ne Tirane . “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i K Penal;

12-Fabjan Prend Gjonaj lindur banues ne Tirane . Vepra penale “Ndertim i Paligjshem ,parashikuar nga neni 199 K.penal.
Nga hetimet e kryera në funksion të procedimit penal nr 4811/2022 ka rezultuar e provuar në disa raste se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.

Keto shtetas ushtronin ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm shtetërore duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë kundrejt pagesës 200.000 leke të reja, nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së, përfitimin e çertifikatave të vaksinimit Covid 19 sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 30.000 lekë te reja, mundësonin nxjerrje kredie të butë pranë bashkisë Tiranë.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Eljodor Ndini, Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja , Bujar Lica ,Alban Ajazi ,Endrin Milla,Fatjon Gjonaj dhe Julan Cukaj e Roza Ndoj si dhe u shpallen ne kerkim Shaqir Nika e Fabjan Gjonaj për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike””Ndertim I Paligjishem ,Korrupsionmi aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259, 245/1 ,244 ,199 dhe 248 të K.Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi06/07/2022 19:02

I pari ne burg Lali Plehu

Shto koment

Denonco