Bilanci i COVID/ Rriten frikshëm infektimet, 974 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ Rriten frikshëm infektimet, 974 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

17:46, 05/07/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të larta infektimesh me koronavirus. Nga 2,153 testime të kryera 974 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndërsa 2 qytetarë kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 24 pacientë.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi 377 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 4,235 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.

Statistika (5 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore         974
Të shëruar në 24 orë       377
Të shtruar në spitale         24
Humbje jete në 24 orë      2
Testime ditore                 2153
Testime totale              1,856,756
Raste pozitive                 283,811
Raste të shëruara             276,070
Raste Aktive                        4,235
Humbje jete                         3,506

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë                 2,755
Fier                      336
Vlorë                    235
Durrës                 210
Shkodër              208
Berat                   114
Lezhë                  109
Gjirokastër            95
Elbasan                82
Korçë                    52
Dibër                    28
Kukës                  11

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco