Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Krim me uniformë! 23 efektivë të arrestuar në 6 muaj, 188 të tjerë nën hetim!

Krim me uniformë! 23 efektivë të arrestuar në 6 muaj, 188 të tjerë nën hetim!

17:16, 05/07/2022
A+ Aa A-

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit janë vetëm dy nga 23 efektivët e policisë që u arrestuan në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.

Të dy shpërdoruan detyrën dhe bënë kallëzim të rremë në njërën prej ngjarjeve më të bujshme të vitit të kaluar, në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan 4 dit para zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga hetimi rezultoi se Nushi e Palla, mund ta kishin parandaluar ngjarjen, por nuk zbatuan asnjë nen të ligjit për Policinë e Shtetit.

Bashkë me ta u pezulluan nga detyra dhe po hetohen në gjendje të lirë edhe gjashtë punonjës të Shqiponjave në Elbasan. Ata janë vetëm gjashtë nga 188 policët dhe tre efektivët e Gardës që ka hetuar në gjendje të lirë AMP nga janari deri në qershor 2022.

Kjo është vetëm ngjarja e fundit e bujshme ku policët u përfshinë në shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Në harkun kohor të gjashtë muajve policët janë përfshirë edhe në ngjarje me natyrë kriminale.

Më e rënda është ajo e ndodhur në mjediset e Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku u qëllua me armë për vdekje efektivi Çaush Saliasi, nga kolegu i tij Ludjan Zaimi. Krimi i rëndë në Komariatin nr. 3, ndodhi për shkak të përplasjeve mes dy policëve të Patrullës së Përgjithshme.  

Ndërsa tre policë u arrestuan në Kukës në muajin mars, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, pasi lehtësuan punën për kalimin e makinave të vjedhura nga Kosova drejt vendit tonë pa i regjistruar në Pikën Kufitare të Morinit.

Po ashtu AMP arrestoi edhe punonjësin e Gardës së Republikës Dashamir Kurti, i cili në gjendje të dehur u konfliktua fizikisht me pronarin e një lokali, e kanosi me armën e shërbimit.

Policët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në disa raste kanë lejuar edhe kultivimin e kanabis sattiva në disa zona të vendit, përfshirë edhe shtëpitë e barit.

Por për çfarë ankohen më shumë qytetarët mbi Policinë e Shtetit?

Në totalin e ankesave që u raportuan në gjashtë muaj pranë AMP-së, pjesën kryesore e zënë ato për Policinë e Rendit, me një total prej 472 ankesash.

Më pas vjen Policia Rrugore me 410 ankesa dhe e treta Policia Kriminale me 219 ankesa në gjashtë muaj. Për grupet e tjera policore numri i ankesave është më i ulët, shkruan Report Tv.

Efektivë të arrestuar
23 efektivë të Policisë së Shtetit të arrestuar
3 efektivë të Gardës së Republikës të arrestuar

Hetuar në gjendje të lirë
188 efektivë të Policisë së Shtetit të hetuar
3 efektivë të Gardës së Republikës të hetuar

Ankesat e qytetarëve
472 ankesa për Policinë e Rendit
410 ankesa për Policinë Rrugore
219 ankesa për Policinë Kriminale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco