Shkonte drejt Sicilisë, arrestohet shqiptari me drogë në makinë

Shkonte drejt Sicilisë, arrestohet shqiptari me drogë në makinë

16:12, 05/07/2022
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia rrugore italiane pasi është kapur me drogë të fshehur në një hapësirë midis dyshemesë së dyfishtë në makinën e tij.

Ndalimi i shqiptarit u bë për një kontroll rutinë në autostradën A2 të Mesdheut, por kontrolli solli zbulimin e rreth 6 kileve hashash dhe të 2 kileve kokainë, poshtë dyshemesë nën ndenjësen e pasme.

I riu shkonte drejt Sicilisë, me shumë mundësi për të bërë dorëzimin e mallit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco