'Vrasja e dyfishtë e turistëve çek në 2015-ën'/ Gjykata e Lartë dënon me burgim të përjetshëm autorin

'Vrasja e dyfishtë e turistëve çek në 2015-ën'/ Gjykata e Lartë dënon me burgim të përjetshëm autorin

16:01, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë ka dënuar me burgim të përjetshëm të Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së dyfishtë të turistëve çek në 2015.

Ngjarja ndodhi në korrik të 2015 në Prekal të Shkodrës, ndërsa autori kishte për qëllim grabitjen e tyre. Ai mori peng Michael Svatos dhe të dashurën e tij Anna Kasinova dhe më pas i vrau, pasi shtetasi çek tentoi ti merrte armën. 

Mjacaj kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë por që është rrëzuar prej kësaj të fundit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco