I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet penalisht piromani në Lushnje

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet penalisht piromani në Lushnje

13:54, 05/07/2022
A+ Aa A-

Policia e Lushnjes ka njoftuar se ka proceduar penalisht shtetasin me iniciale T. Z. banues në Pluk, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me dru frutorë dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Lushnjë

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. Z., banues në Pluk, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me dru frutorë dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco