Si humbi jetën 22-vjeçari/ Po luante me babain dhe vëllain e vogël, hekurat e kalçetos i ranë sipër

Si humbi jetën 22-vjeçari/ Po luante me babain dhe vëllain e vogël, hekurat e kalçetos i ranë sipër

13:06, 05/07/2022
A+ Aa A-

Armando Kazma po luante futboll me babain e tij dhe vëllain e vogël kur hekurat e kalçetos i ranë sipër, pas një stuhie ere dhe shiu.

Mësohet se 22-vjeçari ka thënë “më ndihmoni” dhe në momentin kur është nxjerrë nga zjarrfikësit ka pasur shenja jete, por s’ka mundur të mbijetojë.

Në momentin kur ranë hekurat e kalçetos, në fushë kanë qenë rreth 20 persona që po luanin dhe është ndërprerë energjia elektrike.

Pronari i objektit dhe punonjësit janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë, pasi ngjarja është konsideruar aksidentale.

Nipi i deputetit demokrat, Luan Baçit njihej si një djalë i urtë në Sarandë dhe ishte pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Nëna e tij punonte si mësuese ndërsa i ati kishte biznes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco