Qëlloi me pistoletë në drejtim të 13 vjeçarit, arrestohet 49 vjeçari në Shkodër

Qëlloi me pistoletë në drejtim të 13 vjeçarit, arrestohet 49 vjeçari në Shkodër

12:48, 05/07/2022
A+ Aa A-

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ditën e djeshme ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një të mituri 13 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, 49 vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, në drejtim të një shtetasi 13 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili nuk ka marrë dëmtime.   

Njoftimi i policisë/ Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ditën e djeshme, ka qëlluar  me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, në drejtim të një shtetasi 13 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili nuk ka marrë dëmtime.   

Është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar shtetasi A. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco