‘Hoqi syzet dhe nxori pistoletën’/ Si nisi konflikti në Radhimë dhe mosmarrëveshjet e vjetra mes vëllezërve

‘Hoqi syzet dhe nxori pistoletën’/ Si nisi konflikti në Radhimë dhe mosmarrëveshjet e vjetra mes vëllezërve

12:44, 05/07/2022
A+ Aa A-

Situata në zonën e Radhimës është normalizuar ditën e sotme, pas konfliktit të djeshëm të armatosur mes vëllezërve që nisi në plazhin “Bora-Bora” në pronësi të Eduard Kondit.

Sipas raportimeve në media, Eduardi qëlloi dje me armë në drejtim të vëllait, Benjamin Kondi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Prej dy ditësh, Benjamini ishte kthyer nga Anglia, ndërsa për shkak të konfliktit të mëparshëm, Eduardi qëlloi disa herë në ajër dhe u largua me vrap.

Diën e parë Benjamini kishte shkuar në lokal për të konsumuar diçka.

Po ashtu Benjamini kishte shkuar sërish edhe ditën e djeshme, por kjo siç duket ka shqetësuar vëllain e tij Eduardin, i cili kur e ka parë i është drejtuar me fjalët “çfarë do këtu që ke ardhur”.

Më pas ka hequr syzet dhe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër disa herë.

Policia ka arrestuar disa orë më vonë Eduardin në një shtëpi në Lungomare. Ndërkohë sipas burimeve nga policia e Vlorës shkak janë bërë mosmarrëveshjet e mëparshme të viteve të kaluara që dy vëllezërit kanë pasur me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco