Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 43 vjeçari në Vlorë

12:29, 05/07/2022
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar një 43 vjeçar në kërkim kombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Over".

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Over", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

L. R., 43 vjeç, banues në Vlorë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Shtetasi L. R. dyshohet se më datë 22.07.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco