Ulen në bursa, ngrihen në Shqipëri: Ja çmimet e reja të karburanteve

Ulen në bursa, ngrihen në Shqipëri: Ja çmimet e reja të karburanteve

11:59, 05/07/2022
A+ Aa A-

Bordi i Transparencës njoftoi se sot, më datë 5 korrik 2022, vendosi këto çmime të reja për karburantet, që janë me rritje krahasuar me vendimin e marrë më 1 korrik:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i tërhoqi vëmendjene çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi: “Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejt.”përfundon njoftimi i lëshuar të martë nga Bordi.

Rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në vend vjen teksa në bursa vazhdon ulja e tyre.

KURSE ME DATE 1 KORRIK 2022, KETO ÇMIME ISHIN:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fatmir sinani05/07/2022 12:13

me dt 7 tja tregojm vendin hajduteve te bordit

fatmir sinani05/07/2022 12:13

me dt 7 tja tregojm vendin hajduteve te bordit

Shto koment

Denonco