Vdekja e 22-vjeçarit/ Shoqërohet pronari i kalçetos! I riu po luante me...

Vdekja e 22-vjeçarit/ Shoqërohet pronari i kalçetos! I riu po luante me...

11:20, 05/07/2022
A+ Aa A-

Dritan Hasani, pronar i kalçetos në Sarandë, ku humbi jetën një natë më parë 22-vjeçari Armando Kazma, është shoqëruar në polici. Pas deklaratave të tij dhe verifikimeve në kalçeto, ngjarja është konsideruar si një fatkeqësi natyrore.

Bashkë me 22-vjeçarin ka qenë duke luajtur edhe i ati i tij dhe vëllai më i vogël.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa i riu po luante, ku si pasojë e motit të keq, mbajtëset e kalçetos kanë rënë, duke lënë të plagosur rëndë 22-vjeçarin.

I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Brenda 10 minutave qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga reshje të shumta shiu dhe erë e fortë, duke sjell problematika në qytet. Ujërat e zeza dolën në shëtitore, ndërkohë u thyen edhe disa pemë në qytet dhe për pasojë një shtëpi mbeti e dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco