Djali i kërkoi lekë nënës, pastaj e goditi me thikë/ Fqinjët: Familje e mirë

Djali i kërkoi lekë nënës, pastaj e goditi me thikë/ Fqinjët: Familje e mirë

10:34, 05/07/2022
A+ Aa A-

Zbardhet ngjarja në Fier, ku një 30-vjeçar masakroi me thikë nënën e tij.

Djali, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur i ka kërkuar lekë nënës së tij Donikës. Gruaja ka refuzuar dhe nënë e bir kanë debatuar me fjalë. Debati ka qenë i fortë dhe më pas djali ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë.

Klaudio Çobaj është arrestuar pak minuta pas ngjarjes nga policia, teksa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fqinjët e familjes thonë se ata ishin njerëz të mirë. “Shumë, shumë njerëz të mirë. Ka dy çupa dhe dy çun. Ishte çun i urtë, të vriste Zoti për të. Jemi habitur për të,” tha një fqinje.

Donikës i ka vdekur i shoqi, ndërsa dy vajzat i kishte në emigracion.

Djali i saj kishte qenë në Gjermani dhe kishte dy javë që kishte ardhur. Në Gjermani ai kishte kaluar koronavirusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco