EMRAT/ Krimi i rëndë: 30-vjeçari plagos me thikë nënën e tij në banesë

EMRAT/ Krimi i rëndë: 30-vjeçari plagos me thikë nënën e tij në banesë

09:45, 05/07/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Patos, ku një i ri ka plagosur me thikë nënën e tij.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në Dukas, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka qëlluar me thikë nënën e tij Donika Çobaj.

Pas ngjarjes, autori është larguar teksa policia i është vënë pas.

Raportohet se viktima ka plagë në të gjithë trupin, pasi i biri e ka qëlluar me thikë në qafë, bark, kofshë. Ajo është transportuar në Spitalin e Fierit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco