30-vjeçari plagos me thikë nënën e tij

30-vjeçari plagos me thikë nënën e tij

09:45, 05/07/2022
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar ka plagosur nënën e tij me thikë mëngjesin e sotëm në fshatin Dukas të Patosit.

Mësohet se 50-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që nuk dikën shkaqet e kësaj ngjarjeje.

“Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco