Një e shtënë me armë në fshatin Çepe të Belshit ka bërë që policia të vihet në ndjekje të autorit. Ai është 37-vjeçari D.H banor i Belshit, që për shkak të një sherri për pronat me një banor të Çepes, ka shtënë me pistoletë në ajër dhe më pas është larguar. Policia u vu në ndjekje të tij.
Në njoftimin zyrtar të Komisariatit të Cërrikut, thuhet:
Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues nëBelsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
© SYRI.net