FOTO/ Moti i keq në Sarandë, shembet tenda e kalçetos, plagoset 22-vjeçari

FOTO/ Moti i keq në Sarandë, shembet tenda e kalçetos, plagoset 22-vjeçari

21:45, 04/07/2022
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme në Sarandë. I riu është dëmtuar pas rrëzimit të tendës mbrojtëse të një kalçetoje.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek “Ura e Gajdarit”. Si pasojë e motit të përkeqësuar është rrëzuar tenda dhe për pasojë ka marrë dëmtime Armando Kazma 22 vjeç. I riu është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco