Aksident në Lushnje, 'Benzi' përplas motorin, një i plagosur

Aksident në Lushnje, 'Benzi' përplas motorin, një i plagosur

18:21, 04/07/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në vendin e quajtur Fier-Shegan të Lushnjes. 

Në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes Benz me targa SA354OS dhe një motoçikletë me drejtues Petrit Rika 50 vjeç. 

I plagosur ka mbetur drejtuesi i motoçikletës, i cili ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut per jeten nen kujdesin e mjekëve ne spitalin e Lushnjes.

Ky ishte aksidenti i dytë radhazi brenda ditës, ku i mëparshmi përfundoi me vdekjen e një drejtuesi motoçiklete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco