Bilanci i COVID/ Bien rastet, rriten vdekjet! 147 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ Bien rastet, rriten vdekjet! 147 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

17:43, 04/07/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 147 raste të reja me koronavirus dhe dy viktima. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar nga Vlora dhe një 93-vjeçar në Tiranë. Ajo çka vihet re, numri i infektimeve ka rënë në krahasim me ditët e fundit ndërsa ai i viktimave është rritur.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 23 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 441 persona ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 3,640 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal. 

Statistika (4 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore         147
Të shëruar në 24 orë       441
Të shtruar në spitale         23
Humbje jete në 24 orë      2
Testime ditore                 442
Testime totale              1,854,603
Raste pozitive                 282,837
Raste të shëruara             275,693
Raste Aktive                        3,640
Humbje jete                         3,504

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve 
Tiranë                2,399
Fier                    323
Durrës               192
Vlorë                 178
Shkodër            107
Lezhë                101
Berat                   92
Gjirokastër          91
Elbasan              83
Korçë                 42
Dibër                 24
Kukës                 8

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco