E rëndë në Sarandë, gruaja me fëmijën e porsalindur hidhet nga kati i dytë i maternitetit (EMRI)

E rëndë në Sarandë, gruaja me fëmijën e porsalindur hidhet nga kati i dytë i maternitetit (EMRI)

22:34, 02/07/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Një grua së bashku me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit.

Mandolina Jashari 35 vjeç nga Durrësi është transportuar në urgjencën e spitalit së bashku me fëmijën 1 ditësh.

Sipas raportimeve, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe vijon trajtimi mjekësor.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco