Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Makina e vogël përplaset fuqishëm me kamionin, plagoset rëndë vajza në timon

VIDEO/ Makina e vogël përplaset fuqishëm me kamionin, plagoset rëndë vajza në timon

13:48, 02/07/2022
A+ Aa A-

Një vajzë 27 vjeçare, Justina Gjata nga Dimali, e cila drejtonte një Wolksvagen në Berat, është përplasur me një kamion, përplasje e rëndë siç shihet nga fotot, por së cilës J.Gj i ka mbijetuar.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit dhe Policia vendore tha paraprakisht se është jashtë rrezikut për jetën.

"Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në aksin rrugor Dimal-Berat, pranë rrethrrotullimit, - njoftoi Policia e Beratit.- Shtetasja J. Gj, 27 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip Wolksvagen, është përplasur me një kamion."

"Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, J.Gj, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën."

"Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco