VIDEO-SYRI TV/ Gropat me naftë pranë shtëpive rrezikojnë banorët e Zharrëzës

13:32, 02/07/2022
A+ Aa A-

Gropa me naftë bruto, mbetje urbane por edhe kafshë të ngordhura. Kjo është panorama pranë shtëpive të banorëve të fshatit Zharrëz në Fier. Ata shprehen se gropat me naftë pranë puseve të prodhimit janë kthyer në rrezik për jetën e tyre, por institucionet nuk marrin asnjë masë.

Nga SYRI TV

Gropat me naftë bruto së bashku me puset e prodhimit që ndodhen fare pranë shtëpive të banorëve të fshatit Zharrëz, janë kthyer në rrezik për jetën e tyre.  Era e rëndë e hidrokarbureve në 24 orë, mbetjet urbane, kafshë të ngordhura në gropat me naftë pranë puseve të prodhimit si dhe rreziku i rënies së zjarreve, janë disa nga arsyet që ua kanë vështirësuar dhe vënë në rrezik jetën.

Banorët tregojnë se para disa muajsh një e moshuar ka humbur jetën pasi ra në gropën me naftë.

Edhe pse janë ankuar, situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Pushteti vendor dhe kompanitë private janë vënë në dijeni të këtij problemi, por askush nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zgjidhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco