Vrasja e Xhuvanit/ Gjykata lë në fuqi masën për efektivët e 'Shqiponjave'

Vrasja e Xhuvanit/ Gjykata lë në fuqi masën për efektivët e 'Shqiponjave'

13:09, 02/07/2022
A+ Aa A-

Përfundoi seanca me dyer të mbyllura për 6 efektivët “Shqiponja” në Elbasan, mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Policët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu u paraqiten pa avokat.

Mësohet që avokatët i kanë paraqitur me shkrim motivacionet e mbrojtjes, nga momenti që nuk mund të ishin aty fizikisht për shkak të bojkotit të kategorisë kundër hartës së re gjyqësore.

Më 21 prillin e vitit të kaluar, pak ditë para zgjedhjeve, gjashtë efektivët kanë qenë të pranishëm në vendngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit.

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, Gjykata e po këtij rrethi ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për dy zëvendësdrejtorët e Policisë së qarkut të Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për shpërdorim detyre, ka vendosur masën e pezullimit nga detyra edhe të gjashtë efektivëve të forcës së posaçme “Shqiponja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco