Tjetërsoi votat: Sapo Gjykata e Elbasanit liroi 6 komisionerë, Policia arreston një tjetër Foto ilustruese nga numerimi i votave me 25 prill 2021

Tjetërsoi votat: Sapo Gjykata e Elbasanit liroi 6 komisionerë, Policia arreston një tjetër

11:44, 02/07/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit, e cila liroi sot vetëm me detyrim paraqitjeje, 6 komisionerët e Prrenjasit që tjetërsuan votat më 25 Prill, i ka vënë prangat një numëruesi që e kishte shpallur në kërkim gjatë kësja kohe: Oltion Bajramit, 37 vjeç, banor i fshatit Karkavec të Prrenjasit.

Policia e Elbasanit, pikërisht sot kur Gjykata i liroi kolegët e tij, ekzekutuan masën e sigurisë "Arrest meburg" për Bajramin,  për veprën penale "Falsifikimi  i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve"

Sipas Policisë, “nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë të ndaluar më parë, të cilët kanë pasur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.” 

Dosja e Bajramit i kaloi Prokurorisë së Elbasanit për veprimet e mëtejshme.

Gjykata e Elbasanit i shpëton nga dënimi me burg, komisionerët e Prrenjasit që falsifikuan zgjedhjet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco