Arrestohet shpërndarësi i heroinës në Rrugën e Kavajës, po priste klientin e radhës

Arrestohet shpërndarësi i heroinës në Rrugën e Kavajës, po priste klientin e radhës

11:28, 02/07/2022
A+ Aa A-

Një shpërndarës i drogave të forta u arrestua në Rrugën e Kavajës në Tiranës. 34-vjeçari F.G me banim në Tiranë e kishte ndarëe drogën në doza të forta dhe prieste klientin e radhës në momentin kur u arrestua nga Komisariati nr. 2.

Oficerët, që kishin marrë informacion më parë për aktivitetin e tij nga burimet  tyre se ky person zotëronte dhe shpërndante heroinë, u organizuan dhe e zbuluan në Rrugën e Kavajës, ku dhe i vunë prangat.

Gjatë kontrollit trupor, F.G iu gjetën dhe iu sekuestrua, heroinë e ndarë në doza gati për shitje.

Ai vetë, pasi e siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në pjesë  të vogla për ta shitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco