Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Gjykata e Elbasanit i shpëton nga dënimi me burg, komisionerët e Prrenjasit që falsifikuan zgjedhjet

Gjykata e Elbasanit i shpëton nga dënimi me burg, komisionerët e Prrenjasit që falsifikuan zgjedhjet

10:26, 02/07/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit sapo ka dhënë vendimin “Detyrim paraqitjeje” për komisionerët që falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit në qendrat e votimit në Prrenjas, duke i shpëtuar ata nga arresti me burg që kishte kërkuar Prokuroria e Elbasanit. 

Prokuror i çështjes është Petref Asllani ndërsa gjyqtare Pajtime Fetahu. Prokurori kërkoi arrest me burg për të gjithë të arrestuarit, ndaj dhe do ta apelojë vendimin, njoftoi gazetari Migen Sejdini. Në sallë nuk ka pasur avokatë.

Të arrestuar janë Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla që u dërguan në ambientet e gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë janë në kërkim edhe dy numërues, Oltion Bajrami, dhe Eduart Zito, për të cilët u dha vendimi në mungesë.

Të tetë personat janë anëtarë të një KZAZ-je, përfaqësues të PD, PS dhe LSI. Në dëshmitë e tyre ata kanë thënë se nuk falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve, por se gabuan prej lodhjes së madhe gjatë procesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco